Katër klube në rrezik, shpëtimi i tyre në duart e… politikës

31 korriku është data e parafundit, e fundit është 5 gushti, kur klubet e Superiores mund të apelojnë nëse u rrëzohet kërkesa për licencimin që u jep mundësinë të garojnë në elitën e futbollit shqiptar. Katër klube janë ato që rrezikojnë dhe shkak janë borxhet.

Flamurtari është një nga ato që rrezikon më së shumti, ndërkohë që në të njëjtat ujëra janë edhe Vllaznia, Tirana e Luftëtari. Të katër këto klube i kanë sytë nga qeveria, me shpresën se do të ketë ndonjë amnisti për borxhet që kanë në sigurime.

Bëhet fjalë për shifra të frikshme, që shkojnë deri në 1 miliard lekë. Refik Halili, presidenti i Tiranës, në njëfarë mënyrë ia kërkoi diçka të tillë kryeministrit Edi Rama në takimin e bërë rreth tre muaj më parë. Asokohe u premtua shumë, por nuk u bë asgjë.

Paketa e re fiskale është një shpëtim dhe FSHF i ka bërë sugjerimet e saj në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë. Nuk ka optimizëm që qeveria do t’i plotësojë kërkesat e klubeve, që rrezikojnë shumë, madje katër klube elitare të përmendura më lart rrezikojnë pjesëmarrjen në Superiore sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online