Kasijas merr vendimin përfundimtar, zbulohet e ardhmja e tij

Iker Kasijas ka marrë një vendim për të ardhmen. Portieri spanjoll pësoi një infarkt gjatë stërvitjes së dy majit. Ndërhyrja ishte e menjëhershme dhe për fat ia doli të shpëtojë.

38-vjeçari e ka ndarë mendjen dhe portugezja “O Jogo” zbulon zgjedhjen e gardianit. Kasijas nuk do të rikthehet më në fushat e blerta. Merr fund kështu karriera brilante e një prej portierëve më të mirë në histori, i cili fitoi gjithçka dhe numëron 23 trofe të fituar me Realin, Spanjën dhe Porton.

Presidenti i Portos i ka ofruar një rol në stafin teknik gjatë një mbrëmje, ndërsa në të ardhmen mund të bëjë rolin e drejtuesit. Klubi portugez ka zgjedhur edhe pasardhësin e tij. Porto synon një tjetër legjendë dhe ka nisur negociatat me Xhixhi Bufon, i cili mund të zëvendësojë mikun e tij të ngushtë tek ekipi luzitan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online