Sot janë zhvilluar tri ndeshje miqësore. Kamza është ndeshur në fushën e vet me ekipin e Dinamos dhe sfida është mbyllur me rezultatin, 1-1. Rezi ishte autori i golit për ekipin e Devollit, ndërsa Lala kishte kaluar në avantazh në pjeën e parë ekipin e drejtuar nga Igli Allmuça, të cilët regjistrojnë rezultatin e tretë pozitiv, mbas fitoreve me Dinamo U-19 dhe Erzenin.
Në fushë kanë zbritur dhe Erzeni me Apoloninë. Fierakët kanë fituar me rezultatin, 2-1. Kolgega (39’) dhe Zoga (79’) kanë qenë autorët e golave për ekipin jugor.
Gola ka prodhuar dhe ndeshja midis Maliqit dhe Pogradecit. Sfida u mbyll në barazim, 2-2. Shkulaku dhe Ivani ishin golashënuesit e liqenorëve në miqësoren me Maliqin.
MIQËSORE
11.08.2018
Kamza – Dinamo 1-1 (Rezi 56’/ Lala 35′)
Erzeni – Apolonia 1-2 (Kolgega 39′, Zoga 79′)
Maliqi – Pogradeci 2-2 (Shkulaku, Ivani)