Roma ka disa muaj në kërkim të një trajneri që të marrë timonin e skuadrës sezonin e ardhshëm, pasi Klaudio Ranieri do të qëndrojë deri në fund të sezonit. Kandidaturat janë disa me emra si Konte apo Zhoze Murinjo.
Italiani është më i pëlqyeri nga presidenti Xhejms Palota, por firmosja me të duket e vështirë, duke parë kërkesat ekonomike të tij. Vështirë të arrihet edhe te portugezi, i cili synon një ekip që lufton për trofe. Kështu sipas mediave vendase një tjetër italian ka dalë në skenë.
Mauricio Sarri, trajneri i Çelsit, shihet si një mundësi serioze. Madje ka pasur edhe një takim mes tij dhe drejtorit sportiv të Romës, Franko Baldini. Të dy gëzojnë marrëdhënie sumë të mira me njëri-tjetrin.
Gjatë takimit mes palëve, Sarri i ka premtuar drejtorit sportiv të klubit italian se nëse Çelsi vendos të mos vazhdojë bashkëpunimin më të, Roma do të jetë destinacioni i ardhshëm. Ai pritet të bëjë edhe një sakrificë financiare vetëm për t’u ulur në stolin e ekipit kryeqytetas.