“Paratë asgjë para jetës së njeriut”, Son tregon zemrën e madhe me gjestin e fundit

0

Fantastik në fushën e lojës dhe jasht saj. Hung-Min Son, ylli i Totenhem dhe i kombëtares së Koresë së Jugut njihet si një person shumë atdhetar dhe emocional. Kujtojmë lotët e tij në Botërorin e Rusisë për eliminimin e Koresë së Jugut, që nuk është se vinte me pretendime në atë event. Së fundmi ylli i Totenhemit ka bërë një gjest shumë human për viktimat e një zjarri masiv të rënë në vendin e tij. Plot 135 shtëpi janë shkrumbuar nga flakët dhe mijëra forca shpëtimi janë aktivizuar për të neutralizuar situatën.

Sulmuesi ka dhuruar plot 100 mijë paund si shenjë ngushëllimi për të prekurit nga kjo fatkeqësi. Ai shprehet se paraja nuk është asgjë para njerëzve që largohen nga kjo jetë. “Mendoj se paratë nuk janë aq të rëndësishmë. E ndjej si detyrim të bëj diçka në këtë situatë”, është shprehur 26 vjeçari, që po zhvillon një sezon ëndrrash me “Spurs” këtë sezon.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.