Juventusi fërkon duart, jo vetëm Siti dhe Bajerni pas Kanselos

Zhoao Kanselo është me valixhe gati dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg Juventusit. Mançester Siti e ndjek prej kohësh, Bajerni monitoron situatën, ndërsa garës i është bashkuar së fundmi edhe Barcelona.

Sipas “Corriere dello Sport”, klubi katalanas po kërkon një mbrojtës të djathtë dhe ka piketuar portugezin e Juventusit. 25-vjeçari është një fiksim i Pep Guardiolës, por “Zonja” e ka refuzuar ofertën e Sitit.

Kampionët e Anglisë ofrojnë një shkëmbim kokë me kokë me Danilon, por italianët janë kundër këtij propozimi dhe negociatat janë bllokuar për momentin. Futja e Bajernit dhe Barcelonës në garë i intereson Juves, pasi çmimi i lojtarit luzitan mund të rritet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online