Juve, Napoli apo Atletiko? Në Itali “analizojnë” Ikardin

Në Itali duken të bindur për largimin e Mauro Ikardit. “Tuttosport” ka analizuar katër skuadrat kryesore që kanë hyrë në bisedime me e Interit.

JUVENTUS – Duke filluar me Juventusin, një marrëveshje shkëmbimi që do të shihte Paulo Dibalën të transferohet në Milano, është përfolur prej kohësh dhe shefi ekzekutiv i Interit, Xhuzepe Marota, shihet si njeriu i duhur për ta kryer këtë transferim.

NAPOLI – Presidenti Aurelio De Laurentis është një admirues i 26-vjeçarit argjentinas, por paga e lartë e Ikardit mund të jetë një pengesë për të kaltrit dhe është e vështirë të thuhet nëse ky transferim do të ndodhë.

ROMA – Verdhekuqtë gjithashtu kanë treguar interes për firmën e Ikardit. Kryeqytetasit nuk janë në Ligën e Kampionëve dhe po kërkojnë të ulin sa më shumë shpenzimet, kështu që një lëvizje për Ikardit nuk përputhet saktësisht me ambiciet e tyre.

ATLETIKO – Së fundi, është futur në garë dhe Atletiko Madrid. Skuadra e Diego Simeones është në kërkim të një sulmuesi dhe po e konsideron argjentinasin si lojtarin e duhur. Ikardi gjithmonë e ka dashur një të ardhme në Madrid, por jo me Atletikon, pasi ëndërron të luajë për Real Madridin. Ky faktor mund të jetë pengesë, por Atletiko nuk duket e dorëzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online