Juve-Lacio takohen në Maltë, shumë pranë akordit për mesfushorin

Juventusi këtë merkato ka në plan të parë mesfushën. Sergej Milinkoviç-Saviç është kryefjala e momentit të kampin bardhezi. Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Fabio Paratiçi dhe Andrea Anjeli do të udhëtojnë drejt Maltës për të takuar presidentin e Lacios, Klaudio Lotito. Atje do të flitet mbi një marrëveshje mes dy klubeve për mesfushorin serb.

Milinkoviç-Saviç ka treguar një futboll të nivelit të lartë dhe shihet si zgjidhja e problemeve të Juventusit në mesfushë. Më parë për të kishte një interes të madh nga Junajtid. Anglezat tentuan në merkaton e verës së kaluar, por nuk arritën të përmbushin dëshirat e klubit roman. Solskjaer për momentin nuk ka shfaqur asnjë interes për të. Kështu i është hapur rruga “Zonjës” për të negociuar në qetësi. Vlera e serbit në merkato është rreth 70 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online