Mauricio Sarri dëshiron të kthehet në atdhe. Italiani fitoi mbrëmë trofeun e vetëm të madh në karrierën e tij 20-vjeçare në krye të stolit. Megjithatë, ky triumf nuk e shtyn Sarrin të vazhdojë me Çelsin. Juventusi qëndron në prapaskenë për strategun.
Pas largimit të Alegrit, ai është kanditatura kryesore për t’u vënë në krye të “Zonjës” sezonin e ardhshëm. Klubi londinez nuk pritet të bëjë shumë rezistencë, pasi në prapaskenë qëndron Frenk Lampard, i cili është gati për të marrë stafetën e trajnerit italian. Gianluca Di Marzio raporton se tekniku është i gatshëm të negociojë me Çelsin për të ndërprerë marrëveshjen mes tyre dhe se kalimi te Juventusi duket i kryer tashmë. Sipas Di Marzios, agjenti i trajnerit, Ramadani do të takohet sot me përfaqësuesit e kryesisë së Çelsit. Në takim do të negociohet ndërpreja e bashkëpunimit pa dëme financiare për asnjërën palë. Paratiçi dhe Nedved presin për zhvillimet e fundit nga Londra.