Juve e braktisi për probleme fizike, Interi merr talentin çek

Histori e çuditshme ajo e Patrik Shikut: sulmuesi 21-vjeçar i Sampdorias dhe Republikës Çeke shkoi te Juventusi, thuajse u mbyll gjithçka për 30 milionë euro, por krejt papritur një problem gjatë vizitave mjekësore bëri që Juventusi të tërhiqej, duke kërkuar vetëm huazim me të drejtë blerjeje, për të parë ecurinë e lojtarit.

Refuzim i prerë nga Sampdoria, që lëshoi akuza të forta ndaj Juves.

Menjëherë në treg dhe Samp ka gjetur klientin, sepse Interi është gati ta marrë talentin çek, një ndër zbulimet e mëdha të sezonit të fundit.

Klubi zikaltër është gati të paguajë shifrën që do Samp, por vetëm pas kontrolleve të reja mjekësore.

Ndërkaq, te Samp pritet të shkojë Santon nga Interi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online