Mallkim, Kukësi eliminohet në mënyrë të pabesueshme!

0

Merr fund. Ëndrra e Kukësit në Champions League thyhet nga fati i keq, më shumë sesa nga kundërshtari.

Kukësi luajti një ndeshje të madhe, fitoi 2-1, nuk mjaftoi, sepse goli në fushë kundërshtare eliminoi kampionët e Shqipërisë.

Fat i keq, kurrë kjo frazë nuk ka pasur më shumë kuptim se sot. Kukësi luajti një ndeshje pefekte në pjesën e parë, shënoi dy gola me Eminin dhe Pejiçin, ndërsa fillimi i pjesës së dytë ishte i mallkuar. Sherifi shënoi një gol krejt papritur, ndërsa Kukësi u godit keqas moralisht.

Pas minutës së 70-të loja u kthye sërish në favor të Kukësit, që shtoi presionin dhe po dominonte. Sherifi mbeti me 10 lojtarë, presioni u shtua ndjeshëm dhe erdhën minutat e mallkuara: Pejiç humbi 11-metërsh, meritë edhe e portierit kundërshtar, më pas traversë Emini, rast i artë humbur nga Pejiç dhe shtyllë Serran në minutën e 93-të. Më mallkim se kaq???!!!

Champions League, kualifikuese, turi i dytë kthim

E mërkurë, 19.30, Elbasan Arena

Kukësi – Sherif T.      2-1 (vajtje 0-1)

Shënues: Emini 34′, Pejiç 45’+1 / Bajala 56′

Kukësi: Koliqi, Hallaçi, Shameti, Serran, Rrumbullaku, Musolli (Zeqiri 72′), Lena, Guri (Zhan Karioka 62′), Kale (Naser 46′), Emini, Pejiç. Të gatshëm: Koci, Memini, Hoxha, Imami

Trajner: Ernest Gjoka

Sherif: Mikuliç, Raku, Posmak, Sushiç, Badibanga (Bordian 82), Leite, Anton, De Nojer, Brezovec, Bajala (Zhardan 90+3), Mugosha (Viktor 88′). Të gatshëm: Juriç, Zhoalison, Oançea, Damashkan

Trajner: Roberto Bordin

Kartonë të verdhë: Rrumbullaku 44′, Lena 51′, Shameti 83′ / De Nojer 30′, Kristiano 36′, Bordian 90’+2

Karton i kuq: De Nojer 76′ (2KV)

Gjyqtarë: I. Peljto, D. Beljo, A. Maciç, H. Kaljanac (Bosnje-Hercegovinë)

KRONIKA

90’+3 E PAMUNDUR. Zhan Karioka depërton nga e djathta, kros fantastik, Serran godet shtyllën. TERS I PAPARË. PËRFUNDON.

90′ Sërish Pejiç nuk ia del mbanë. Me kokë, jashtë, ngjitur me shtyllën.

89′ E PABESUESHME. Pejiç del i vetëm me portierin kundërshtar, nuk ia del mbanë, duke goditur portierin me top. Super rast!

84′ TRAVERSË EMINI! I pafat Kukësi, shumë i pafat. Pasi humbi penallti, e braktis totalisht fati, sepse Emini brenda zone godet bukur me të djathtën dhe topi gati thyen traversën. Fatkeqësi!

81′ PENALLTI PËR KUKËSIN, PREKJE ME DORË NË ZONË NGA POSMAK. PEJIÇ NGA PIKA E BARDHË, GRUSHTON PORTIERI NË TË MAJTËN E VET!!!

76′ De Nojer del me karton të kuq. Kartoni i dytë i verdhë, pas një faulli taktik ndaj Eminit në mesfushë.

72′ Naser provon nga distanca, rrezikshëm. Një shkëndijë për Kukësin.

71′ Goli i pësuar i ka prerë këmbët Kukësit. Prej minutash të tëra sulmon vetëm Sherifi dhe Koliçi devijon një gjuajtje brenda zone në goditje nga këndi.

59′ Sërish rast Sherifi, por Koliçi devijon në këndore. Minuta ku Kukësi po ndjen tronditjen e golit të pësuar.

56′ SHERIFI GOL. Kros nga e djathta, Bajala mjaft bukur me kokë, çon në këndin e largët. E pabesueshme, Sherifi shënon në rastin e parë të mirë në pjesën e dytë!

52′ Kundërsulm i shkëlqyer i Kukësit, disa lojtarë afër zone, por Emini tenton golin e pamundur dhe gjuan drejt e në duart e portierit mik. Mëkat, rast i bukur!

51′ Karton i verdhë për Lenën. Faull afër zonës kuksiane.

46′ NIS PJESA E DYTË. Ernest Gjoka lë jashtë Elton Kalenë, futet izraelitin Naser, shumë i shpejtë dhe mund të jetë vendimtar në kundërsulm.

45’+1 GOL KUKËSI! Të mrekullueshëm! Super sulm i Kukësit, pasime të shpejta, futet në zonë Emini, sërish ai, i cili i dhuron topin e golit pranë vijësa fatale Pejiçit, i cili nuk gabon!!!

44′ Karton i verdhë për Rrumbullakun. Faull në mesfushën kundërshtare.

42′ Goditje këndi, kros jashtë zone, Serran fluturimthi dhe goditja e tij grushtohet bukur nga portieri mik. Aksion i bukur, Kukësi shumë pranë golit të dytë!

41′ Elton Kale dhuron spektakël, por një kros i bukur i tij në zonë devijohet në këndore.

36′ Karton i verdhë edhe për brazilianin e Sherifit Kristiano.

34′ GOL KUKËSI! Emini ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm, kundër Sherifit. Depërtim i bukur në zonë, kombinim me Pejiç, goditje me të majtën dhe GOL!

  

30′ Kartoni i parë i verdhë i ndeshjes. E merr De Nojer, për një faull taktik në mesfushë.

22′ Pejiç ul bukur një top në hyrje të zonës, godet fluturimthi Emini, por mbi traversë. Rast i mirë.

14′ Predhë nga distanca e Anton, por jashtë. Pranë golit Sherifi.

12′ Top i gjatë për Pejiç, i cili futet në zonë dhe del vetëm me portierin, por pozicion jashtë loje. Pamjet tregojnë që anësori gaboi.

3′ Emini godet bukur, por jashtë. Rreziku i parë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.