Juve arrin akordin financiar, e ardhmja e Sarrit në dorën e Abramoviç

Mauricio Sarri dhe Juventusi kanë mbyllur fazën e negociatave. Sipas “goal.com”, palët kanë rënë dakord për një kontratë nga e cila Sarri do të përfitojë 7 milionë euro në sezon. Agjenti i lojtarit Fali Ramadani ia ka komunikuar këtë lajm drejtuesve të lartë të Çelsit në një takim të zhvilluar ditën e sotme në Londër.

Presidenti Roman Abramoviç nuk gëzon një raport të mirë te teknikun italian. Ndërprerja e bashkëpunimit duket se është një dëshirë e ndërsjellë, megjithatë rikthimi i italianit në Serie A nuk mund të kryhet me kaq lehtësi.

Pengesa më e madhe për Sarrin është fakti që për momentin tregu nuk ofron alternativa të bindëse qe mund të zëvendësojnë. Krahas këtij problemi, Çelsi pritet të shfrytëzojë interesin e madh të Juventusit duke i kërkuar kampionëve të Italisë një komision për të lënë të lirë 60-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online