Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Redi Jupi, ka analizuar ecurinë e disa skuadrave të Kategorisë Superiore në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”.
Jupi vlerësoi cilësinë e lojtarëve të Kukësit, ndërsa lavdëroi stafin teknik të Partizanit për punën e bërë, pasi sipas tij, kualiteti i lojtarëve të skuadrës kryeqytetase është më i vogël se disa prej rivalëve.
“Duke parë ndeshjen Kukësin dhe Flamurtarin, aty e kuptova që puna që ka bërë stafi i Partizanit me lojtarët që ka në dispozicion është e një niveli shumë të lartë. Këtë e them sepse Partizani për nga cilësia e lojtarëve që ka, nuk është as në vend të parë e as në vend të dytë. Padashur të zhvlerësoj lojtarët e Partizanit”.
KUKËSI – “Kukësi ka lojtarë të një niveli shumë të lartë. Ajo që bëri Kukësi në 25 minutat e parë ishte një futboll i një niveli shumë të lartë e cilësor. Lojtarët krijonin shumë dhe kryenin driblime të mira. Është një skuadër që nuk shumë ekuilibër, nuk mbrohet mirë në situata të caktuara. Nëse ata përmirësohen me një ose dy lojtarë, është një skuadër shumë e fortë nga ana tjetër. Po t’i tregoje dikush këtë skuadër, nuk do e besonte që ata ndodhen 12 pikë nga vendi i parë”.
FLAMURTARI – “Flamurtari deri në një moment të caktuar ishte skuadra më e mirë. Deri në minutën e 30-të të ndeshjes mendova se nuk ka skuadër më të paorganizuar në Superligë. Pas asaj minute kuptova që kjo skuadër ka cilësi brenda, di të qarkullojë topin. Unë nuk e di paguhen ose s’paguhen, por një skuadër që është jashtë kompromiseve i bën mirë dhe nder kampionatit”.
TEUTA – “Një skuadër dhe klub që punon mirë vjen në rritje. Sidomos kur skuadra është krijuar në verë, ashtu siç ka ardhur shumica e skuadrës te Teuta. Është e çuditshme pasi aty faktorët e njerëzit janë, por situata ka ardhur duke u degraduar. Kamë parë një falë destabiliteti në lojën e tyre. Më parë zgjatej shumë në fushë, zhvillonte futboll atraktiv falë disa lojtarëve që ishin në formë, por u lejoninkundërshtarëve golat të thjeshtë. Kur ra forma e këtyre lojtarëve filluan të dilnin vetëm anët negative. Akoma asgjë nuk ka mbaruar, skuadra është brenda objektivave. Unë mendoj se ata kanë gabuar në janar. Bënë një investim të tepërt, skuadra po shkonte drejt vendit të tretë. Bënë një investim të parakohshëm sepse ai investim duhej bërë më vonë gjatë muajve të verës. Lojtarët që erdhën nuk e rritën cilësinë e ekipit, ndërsa Kukësi me Partizanin ishin të pakapshëm”.
partizoni skuader kurve .prite kur tja hape shalet pa dogane kastriotit. qe patjeter do te fitoje pa merite-1-0 apo me kendshem 2-1-.ka kohe qe zjen bythebrekesia kunder tirones .po sido qe te shkoje Tirana nuk bie .korca eshte me tiranen pasi ky ekiip Meriton superligen-.