Barcelona nuk kursehet, ofertë tunduese për një “djall të kuq”

Pavarësisht se merkato hapet në fund të sezonit, klubet e futbollit nuk pushojnë asnjë moment së negociuari me lojtarë të ndryshëm. Barcelona është shumë aktive dhe po kërkon një sulmues.

Emra të shumtë kanë qarkulluar për repartin ofensiv të ekipit katalanas, por mesa duket ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre. I preferuari është Markus Rashford, sulmuesi i Mançester Junajtid. 21-vjeçari po zhvillon një sezon shumë të mirë në aspektin personal, duke gjetur 13 herë rrugën e golit.

Sipas mediave angleze, Barcelona ka përgatitur një ofertë prej 120 milionë eurosh për Rashford. Sulmuesit i përfundon kontrata me “Djajtë e Kuq” në verën e vitit 2020. Marrëveshje për rinovim nuk ka akoma dhe në mungesë të tij, Junajtid do ishte i detyruar të pranonte ofertën e spanjollëve, për të mos rrezikuar mundësinë e humbjes së lojtarit me parametra zero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online