Mançester Junajtid kërkon me doemos të përforcojë mbrojtjen dhe i ka vënë syrin prej kohësh tashmë talentit të Ajaksit, Matijs De Ligt. Holandezi preferon një lëvizje te Barcelona, por “Djajtë e Kuq” po e bindin nga ana financiare.
Mësohet se skuadra angleze i ka ofruar një pagë të çmendur kapitenit të Ajaksit. Plot 350 mijë sterlina në javë (400 mijë euro) dhe një pagë sezonale që i kalon 18 milionë eurot. Gjithashtu, De Ligt i është premtuar dhe një vend formacioni si titullar i padiskutueshëm.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, po e shtyn klientin e tij që të zgjedhë “Djajtë e Kuq”, pasi ana financiare, është shumë e kënaqshme. Vetë Raiola do të përfitojë 12 milionë euro nëse transferimi i De Ligt kryhet me sukses nga Ajaksi te Mançester Junajtid.