Shqipëria dhe Kosova “kapitull i mbyllur”, mbrojtësi zgjedh Austrinë

Shqipëria dhe Kosova janë një kapitull i mbyllur për qendërmbrojtësi i Red Bull Salcburg, Albert Vallçi. Ditën e sotme është zbuluar se 23-vjeçari ka marrë ftesën e parë nga kombëtarja austriake.

Vallçi impresionoi në sezonin e tij të parë në Bundesligën austriake duke siguruar një kalim te “gjigantët” e Salcburgut. Në dy muajt e fundit, lojtari me origjinë shqiptare u bë pjesë e përhershme  e formacionit titullar, diçka kjo që solli vëmendjen e trajnerit të kombëtares austriake, Franko Foda.

Pak muaj më parë, Vallçi pranoi në një intervistë për “Laola1” se ishte kontaktuar nga përfaqësues të federatave të Shqipërisë dhe Kosovës dhe se po i shqyrtonte të dyja këto mundësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online