Roma nuk është klubi i vetëm që po kërkon Suson. Spanjolli është më larg sesa afër Milanit, që kërkon minimalisht 30 milionë euro për kartonin e tij.
Tuttosport raporton se ka nisur një “derbi” francez për shërbimet e 25-vjeçarit. Marseja dhe Lioni e pëlqejnë shumë sulmuesin e krahut të djathtë dhe kanë nisur negociatat me agjentin e tij.
Marko Xhampaolo tundohet nga ideja për ta vendosur Suson në rolin e organizatorit pas dy sulmuesve. Trajneri është i bindur që ai është roli më i mirë për lojtarin iberik, edhe pse nuk është konfirmuar akoma qëndrimi i tij te kuqezinjtë.