“Van de Bek te Reali? Unë do të nisesha me biçikletë për Madrid”

Doni van de Bek është prioriteti i radhës për Realin e Madridit. 22-vjeçari është treguar një lojtar i madh, duke qenë një element themelor në sukseset e Ajaksit të vitit të kaluar. Talenti dhe pjekuria e tij ka bërë që gjysma e klubeve të mëdha evropiane të vihen në garë për shërbimet e djaloshit.
Reali i Madridit është klubi që po ushtron më shumë “presion” për të blerë yllin holandez. Rafael Van Der Vart, një ish-madrilen dhe lojtar i rëndësishëm i Holandës, e sheh si një mundësi të madhe transferimin e Van de Bek në Spanjë. Madje shkon deri në “fantazi”, kur thotë se duhet të shkojë me biçikletë nga Amsterdami në Madrid.

Mendoj se Doni meriton të shkojë në një klub si Reali. Ka shanse të mëdha që ai të jetë i sukseshëm atje. Është një djalë që shoqërohet me të gjithë dhe punon shumë, gjatë gjithë kohës. Nëse do të isha në vendin e tij do të shkoja në Madrid me biçikletë. Tani është koha e duhur që ai të shkojë në Madrid. Ata kanë bërë një figurë të keqe në periudhën parasezonale dhe të gjithë po presin një ardhje të re”, deklaroi Van De Vart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online