Jo vetëm PSG, Solskjaer “eliminon” edhe… Virxhil Van Dijk!

0

Shkarkimi i Zhoze Murinjos nga stoli i Mançester Junajtid në dhjetorin e kaluar bëri që drejtuesit t’a zëvendësonin portugezin me Ole Gunar Solskjaer. Zgjedhja e norvegjezit ishte e befasishme dhe momentale. Shumë tifozë mendonin se ish-sulmuesi nuk do arrinte të mbyllte sezonin me “Djajtë e Kuq”.

Megjithatë, që nga ajo kohë e deri më sot, Solskjaer ka bërë një punë të mrekullueshme. Ai ka ngjitur ekipin, që dukej i pashpresë dhe i shpartalluar, në vendin e katërt dhe i ka kualifikuar në çerekfinalet e Champions Ligës.

Trajneri vendosi të jetonte në fillim në “Lowry Hotel”, aty ku ka qëndruar më parë edhe Zhoze Murinjo. Solskjaer ka një shtëpi të tijën në dalje të Mançesterit, të cilën e ka marrë me qera Virxhil Van Dijk. Nordiku ka vendosur të mos jetojë më në hotelin e famshëm. Siç raporton “The Mirror”, trajneri i Junajtid ka vendosur të “dëbojë” nga shtëpia mbrojtësin e “armiqve” të Liverpulit.

Solskjaer është shumë afër firmosjes së kontratës me klubin e tij, tani jo më si trajner i përkohshëm, dhe ka vendosur të rikthehet në shtëpinë e tij. Ai ka njoftuar mbrojtësin holandez që të gjejë një destinacion tjetër dhe t’i lirojë shtëpinë sa më shpejt që të jetë e mundur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.