Jo vetëm PSG, Al-Khelaifi i fiksuar pas klubit italian

Prej kohësh qarkullojnë zërat e një interesimi arab për klubin e Romës. “Le Parisien” ka konfirmuar këtë lajm gjatë ditës së sotme, duke zbuluar detaje. Grupimi QSI (Qatar Sports Investmens) që kryesohet nga Naser Al-Khelaifi dëshiron të blejë klubin e kryeqytetit italian.

Presidenti është lodhur me mungesën e suksesit me PSG-në, madje humbja e fundit në finale kundër Renë e ka tërbuar fare.

Ky lajm i ka ndarë në dysh tifozët e Romës: ka nga ata që mezi presin që klubi t’i kalojë miliarderëve nga Katari dhe emra të mëdhenj të zbarkojnë në “Olimpico”, ndërsa të tjerë janë kundër kësaj ideje dhe pranojnë të mbajnë president Xhejms Palotën.

Ky i fundit ka reaguar kundër këtyre zërave. Italo-amerikani ka mohuar mundësinë e shitjes së Romës në prononcimin e dhënë për mediat italiane. “Nuk është aspak e vërtetë, është e gjitha një lajm fals”, shprehet shkurt dhe pastër presidenti i verdhekuqve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online