Vajushi: Superiorja, edhe më e fortë. Luftëtari? Kanë mundur “demat”

Armando Vajushi ka kapur formacionin te Teutës, pas një nisjeje jo të mirë. Gjithçka erdhi për shkak të një dëmtimi që shkodrani pati. Tani ai njehet mirë dhe kërkon të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave.

“Në fillim pata një dëmtim që më la prapa një muaj. Po kap formën ndeshje pas ndeshje. Ishim në një moment të keq që humbëm 3 ndeshje. Barazimi me Kukësin na bëri mirë. Tani jemi shumë më mirë. Besoj se do ia dalim të marrim tre pikët me Luftëtarin”, u shpreh fillimisht për Supersport Vajushi.

Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Vllaznisë, nga ku edhe u transferua në Bullgari te Liteks Loveç. Sërish anësori kërkon të luajë jashtë vendit dhe Superiorja është një kampionat që ta jep këtë mundësi. Vajushi e di shumë mirë këtë.

“Me thënë të drejtën edhe përpara kampionati ka qenë i fortë, kishte lojtar shumë të mirë. Tani janë rritur kushtet dhe është bërë edhe më i fortë. Atëherë ishte trampolinë, por edhe tani kam ardhur me atë mendim që të iki. Shpresoj të bëj mirë dhe të kapim kupat e Europës”, shtoi sulmuesi anësor.

Në fund ai flet edhe për ndeshjen e radhës me Luftëtarin, ekip të cilin Vajushi e vlerëson maksimalisht: “Luftëtari ka treguar që ka cilësi, luajnë në grup. Grupi është forca e ekipit, do jetë e vështirë. Janë ata që e mundën dy herë Partizanin. Duhet të jemi shumë të mobilizuar, të japim 100% dhe të marrim maksimumin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online