Jo vetëm Interi, tani një tjetër pistë në Itali për Hysajn

Elseid Hysaj dhe Napoli në verë mund të ndahen. Gazzetta dello Sport raportonte sot se nëse Tripier kalon te Napoli, gjasat janë që mbrojtësi shkodran të kalojë tek Interi. Zikaltrit gjithsesi nuk i kanë sytë vetëm te shkodrani, kartoni i të cilit tashmë vlerësohet me shumën e 25 milionë eurove.

Së fundmi një tjetër hipotezë ka dalë për Hysajn dhe e mban në Serie A. Si zakonisht lidhja bëhet me trajnerin Maurisio Sarri. Ky i fundit është pranë mbylljes së bashkëpunimit me Çelsin. Ai e deshi Hysajn edhe në Angli, por londinezët sigurisht nuk mund ta paguanin klauzolën prej 50 milionë eurosh që shkodrani ka për t’u larguar jashtë Italisë.

Së fundmi Sarri lidhet më një kalim te Roma, klub ku mund të transferohet edhe Hysaj. Gjithçka është në kuadrin e fjalëve. Gjithashtu lakohet edhe emri i Gonzalo Higuain, i cili kampionatin italian e njeh mjaft mirë dhe te Çelsi nuk janë të gatshëm ta blejnë atë nga Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online