Fekir me ekip të ri, francezi drejt gjigantit italian!

0

Nabil Fekir është padyshim një ndër lojtarët më të spikatur të Olimpikut të Lionit, me francezin që thuajse çdo merkato përflitet si objektiv i shumë ekipeve.

Teksa fundi i sezonit po afrohet, për 25-vjeçarin kanë nisur spekulimet për detinacionin e ardhshëm, me mediat franceze që në pole-position vendosin ekipin e Milanit. Kuqezinjtë duket se kanë nisur kontaktet më klubin e Lionit.
Kartoni i Fekir në transfermarkt ka një vlerë prej 70 milionë eurosh, një shifër goxha e lartë për arkat e kuqezinjve, por një kualifikim në Champions, do të bënte gjithçka të mundur për ta. Në garë përflitet të jetë edhe Totenhemi, me gjelat që pritet të jenë aktiv merkaton e ardhshme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.