Jo vetëm Gatuzo, ja kush rrezikon shumë te Milani

Situata te Milani nuk është aspak e mirë dhe e qetë. Kuqezinjtë po zhvillonin një kampionat pozitiv, madje arritën të renditeshin edhe në vendin e tretë.

Humbja në derbi përballë Interit nuk u përballua mirë psikologjikisht dhe pas asaj nisi rënia e lirë e “Djallit”. Gara për vendin e katërt vazhdon dhe i vetmi avantazh i ekipit të Gatuzos është kalendari më i lehtë.

Milani pret Bolonjën në shtëpi të hënën në mbrëmje dhe alternativa e vetme është fitorja. Nëse nuk arrihet objektivi Champions të gjithë rrezikojnë shumë. E ardhmja e Xhenaro Gatuzos është vendosur.

Trajneri do të tentojë rikthimin e kuqezinjve në kompeticionin më të rëndësishëm për klube dhe do të largohet në fund të sezonit. Në rrezik është edhe e ardhmja e Leonardos! Fondi Eliot mund të vendosë të bëjë ndryshime edhe te drejtuesit.

Braziliani është në test dhe rrezikon postin e drejtorit sportiv, ndërsa amerikanët kanë gati edhe zëvendësuesin. I preferuari i tyre është Luis Kampos, drejtori sportiv i Lilës. Portugezi ka bërë një punë fantastike, ndërsa ekipi i tij renditet i dyti në kampionat pas PSG-së.

Kampos u përfol edhe për një afrim te Roma, por ai rinovoi kontratën me klubin francez. Megjithatë, fondi Eliot ka marrëdhënie të mira me Lilën dhe drejtori mund të zbarkojë në Milanelo, gjithmonë nëse kuqezinjtë dështojnë të realizojnë objektivin madhor dhe bie besimi te Leonardo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online