Gjatë qëndrimit për dy vite e gjysmë te Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo mori një vendim që çuditi shumë vetë. Portugezi ka grumbulluar një pasuri prej qindra miliona dollarësh dhe për të nuk do të ishte sforcim nëse do të blinte një vilë në qytetin në veri të Anglisë, por jo Murinjo zgjodhi të bënte diçka krejtësisht të veçantë…
Për dy vite e gjysmë, trajneri i Mançester Junajtid ka jetuar në suitën luksoze të një hoteli shumë pranë qendrës së qytetit të Mançesterit. Suita ku jetoi portugezi ishte me sipërfaqe 90 metra katrorë dhe e kompletuar në çdo aspekt.
Së fundmi media britanike “The Daily Mirror” ka zbuluar se fatura totale e portugezit në hotelin luksoz i kalont 800 mijë paundë. Shumë e çmendur, por s’duhet të harrojmë se Murinjo paguhej 12 milionë euro në sezon nga “djajtë e kuq”.