“Jam gati”, Totenhemi me një yll më shumë në finale

Totenhemit që nga 9 prilli i është dashur të privohet nga shërbimet e sulmuesit kryesor. Herri Kejn pësoi atë dëmtim në ligamente dhe gjatë gjithë kësa periudhe i është dashur të punojë fort për t’u kthyer në urdhrat e trajnerit Poçetino.

Sulmuesi shprehet se është gati të luajë në finalen e Madridit më 1 qershor nda Liverpulit. Kejn është stërvitur prej javës së shkuar me pjesën tjetër të ekipit dhe siç deklaron, nuk ka pasur shqetësime. Ai ndihet gati, megjithatë e lë çdo gjë në dorën e trajnerit.

“Ndihem mirë. Trajneri do vlerësojë dhe vendosi nëse do të luaj. Unë jam gati. Kam bërë një punë të madhe veçmas për t’u kthyer me skuadrën. Nuk kam pasur asnjë shqetësim. Jam gati të luaj çdo lloj ndeshje. Jam i sigurt se çdo lojtar, ashtu si unë dëshiron të jetë në fushë”, u shpreh sulmuesi 25-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online