“Ja cili trajner i duhet Juves”, Moxhi ka një propozim interesant

Ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi, ka folur në lidhje me trajnerin e ri të “Zonjës” dhe fjalët e tij kanë marrë vëmendjen kryesore në mediat italiane. Moxhi i ka sugjeruar Juventusit të marrë në krye të pankinës trajnerin e Liverpulit, Jurgen Klop.

“Habitem pse askush nuk flet për Jurgen Klop. Të gjithë po flasim për Guardiolën, Sarrin, Poçetinon. Nëse Sarri firmos me Juventusin, nuk do të më surprizonte. Ka shumë shanse që ai të jetë trajneri i Juventusit për sezonin e ardhshëm.

“Alegri u shkarkua sepse nuk u gjet gjuha e përbashkët për merkaton e verës. Juventusi i ka të qarta objektivat, lojtarët që do të marrë në verë, gjë që Alegrit nuk i ka pëlqyer, prandaj palët u ndanë. Me lojtarët që ka, Juve mund të bëjë lojë shumë më të mirë”, përfundoi Moxhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *