ZYRTARE | Vjen dorëheqja e radhës te Milani

Pak orë pas dorëheqjes së Xhenaro Gatuzos nga posti i Trajnerit, te Milani ka ardhur një tjetër dorëheqje. Drejtori sportiv Leonardo u kërkoi drejtuesve të lartë të klubit italian që bashkëpunimi mes tyre të mbyllej, kërkesë kjo që është pranuar nga kryesia e Milanit.

E ardhmja e Leonardos pritet të jetë në Francë, ku  PSG kërkon ta rikthejë në postin e drejtorit sportiv për të zëvendësuar portugezin Antero Henrike, i cili ka rezultuar një investim tejet i gabuar për kampionët e Francës.

Adminstratori i përgjithshëm, Ivan Gazidis, falënderoi Leonardon me anë të një mesazhi publik: “Leonado iu bashkua Milanit në një moment të vështirë, pak javë para se merkato e verës të mbyllej përfundimisht. Në rrethana tejet të vështira ai punoi me zemër e shpirt duke i përçuar skuadrës ambicien dhe energjinë e tij. I jam shumë mirënjohës atij për gjithçka që ka bërë për klubin tonë të madh dhe i uroj gjithë të mirat për planet e së ardhmes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online