Ishte “beniamini” i Murinjos, Solskjaer e largon drejt Kinës

Zhoze Murinjo dhe Ole Gunar Solskjaer janë dy trajnerë shumë të ndryshëm, në filozofi, mënyrën e rreshtimin në fushë dhe në zgjedhjen e lojtarëve. Mou kishte të preferuarit e tij te “Djajtë e kuq” dhe një nga ta ishte Maruan Fellaini.

Mesfushori belg aktivizohej në çdo takim nga portugezi Murinjo, pavarësisht se cilësitë e tij nuk mund të krahasoheshin me emra si Pogba apo Martial. Gjithsesi, Murinjo e preferonte para këtyre emrave dhe tifozët anglez e cilësuan si “beniamini” i Murinjos.

Por ardhja e Solskjaer i ka mbyllur derën Fellainit, i cili nuk është aktivizuar aspak nga norvegjezi. Mendohet se Fellaini ka kërkuar largimin dhe Solskjaer ka pranuar një ofertë nga Kina. Nuk dihet ende se te cila skuadër mund të transferohet Fellaini dhe sa rrogë do të marrë, por një gjë është e sigurt: Ai nuk ka të ardhme te Mançester Junajtid për sa kohë Solskjaer është trajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online