Inzagi: Sot pashë Xhemajlin e vërtetë, Gatuzos i uroj fitore

Të mos ishte për penalltinë e kthyer në gol pesë minuta përpara fundit të ndeshjes nga Boateng, Bolonja do të kishte marrë fitoren e parë në transfertë. Megjithatë, Filipo Inzagi ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij dhe ndalet dhe te Blerim Xhemajli.

Trajneri vendosi ta linte në stol mesfushorin me origjinë shqiptare dhe e futi në lojë në minutën e 65-të të ndeshjes. “Sot ripashë Xhemajlin e vërtetë. Ai luftoi për çdo top me një dëshirë të madhe”.

Ish-sulmuesi i famshëm i Milanit ndalet dhe te situata e vështire që po kalon Xhenaro Gatuzo. Bashkë kanë fituar gjithçka në fushën e blertë, por roli i trajnerit është ndryshe dhe specifik. Je i varur nga rezultatet, që nuk po i japin të drejtë trajnerit të Milanit.

Kam biseduar me Rinon dhe është shumë i qetë. Kjo situatë është pjesë e futbollit dhe i uroj të fitojë sot përballë Sampdorias. Rinon është miku im dhe e di se çfarë duhet të bëjë për të superuar këtë situatë”, përfundon trajneri i Bolonjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online