Asgjë jashtë pritshmërive, përfaqësuesja e femrave pëson humbjen e radhës

Përfaqësuesja e vajzave 17-vjeçareve të Shqipërisë e kanë mbyllur me humbje fazën kualifikuese në grupin 7. Në turneun e zhvilluar në Serbi, vajzat e Nevil Dedes janë mundur dhe në takimin e tretë me Uellsin. Nuk është se kishte ndonjë pritshmëri të madhe, kur në dy ndeshjet e para u pa se ky ekip pësoi plot 22 gola.

Gjithsesi, ndaj skuadrës britanike, vajzat kuqezi bënë rezistencë në pjesën e parë, duke e mbyllur me rezultatin 0-0, por në fraksionin e dytë pësuan dy gola, duke regjistruar humbjen e tretë. I mjaftoi 17-vjeçareve të Uellsit që të zinin vendin e tretë në grupin tonë, duke kaluar në raundin tjetër, si një prej skuadrave të tretave më të mira.

Në vendin e parë u rendit përfaqësuesja serbe që mori pikë të plota, ndërsa pas saj u pozicionua Irlanda. Shqipëria U17 e femrave do ishte më mirë mos të kishte marrë pjesë fare, pasi e mbylli këtë turne me golavarazhin 0-4 në vetëm 3 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online