VIDEO | Serie A: Boateng shpëton Sasuolon, Frozinone shijon fitoren e parë

Janë mbyllur katër sfidat e Serie A të ditës së sotme, që prodhuan 14 gola. Gjithçka nisi me ndeshjen e drekës ku Sasuolo dhe Bolonja u ndanë në barazim 2-2. Rodrigo Palasio i dha avantazhin miqve pas dy minutash lojë, ndërkohë që Marlon barazoi ndeshjen me anë të një goli shumë të bukur. Djemtë e Inzagit u rikthyen në avantazh në pjesën e dytë me anë të Mbaje, por Kevin Princ Boateng nuk fali nga pika e penalltisë, pesë minuta përpara fundit të ndeshjes, duke shmangur humbjen e ekipit të tij.

Me të njëjtin rezultat u mbyll dhe ndeshja Xhenoa-Udineze. Romulo kaloi vendasit në avantazh në minutën e 32-të me anë të një penalltie, ndërsa ekipet u liruan në pjesën e dytë. Tre gola të shënuar dhe shumë të bukur. Lasanja barazoi rezultatin në minutën e 65, ndërsa Romero shënoi një gol të bukur pas dy minutash. Në fund mendoi De Pol të barazonte shifrat nëpërmjet një eurogoli.

Kaljari arriti një trepikësh shumë të rëndësishëm përballë Keivos së vendit të fundit. Pavoleti kaloi në avantazh ekipin nga Sardenja në minutën e 15-të, ndërsa Kastro dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë. Stepinski hapi shpresat e ekipit të Venturës për të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje 11 minuta përpara fundit të takimit, por gola nuk pati më dhe Kaljari festoi fitoren bashkë me tifozët.

Dhjetë javë i janë dashur Frozinones të shijojë fitoren e parë në Serie A. Çibsah në fundin e pjesës së parë, Çiano në fillimin e pjesës së dytë dhe Pinamonti në fundin e ndeshjes shkatërruan Spalin në transfertë dhe  i dhuruan tre pikë të arta ekipi lacial, që tashmë ngjitet në kuotën e 5 pikëve dhe vazhdon luftën për mbijetesë.

 

Kaljari – Kievo 2-1
(Pavoleti 15’, Kastro 59’ / Stepinski 79′)

Xhenoa – Udineze 2-2
(Romulo (pen) 32’, Romero 67’ / Lasanja 65’, De Pol 70’)

Spal – Frozinone 0-3
(Çibsah 40’, Çiano 53’, Pinamonti 89′)

Sasuolo – Bolonja 2-2
(Marlon 17’, Boateng (pen) 85’ / Palasio 2’, Mbaje 56’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online