Intervista për Blick, Zvicra dhe… kartonët e verdhë: Rrëfehet Xhaka

Taulant Xhaka, mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, ka bërë shumë ndeshje të mira këtë sezon me fanellën e Bazelit në kampionatin zviceran. Futbollisti shqiptar ka dhënë dhe një intervistë për prestigjozen zvicerane “Blick”, ku ka folur për rivalitetin e shtuar ndaj Jang Bojs, roli i tij në fushë e në dhomat e zhveshjes, dhe mini-debatin që pati në fushë me shokun e tij të skuadrës, Samuele Kampo.

Taulant, kishit një debat në fushën e lojës me shokun tuaj të skuadrës, për një pasim të gabuar…

-“Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin. Luajmë te Bazeli, veshim një fanellë të rëndë. Secili duhet të jetë në maksimum, të derdhë djers për këtë skuadër. Doja që t’a zgjoja, jo vetëm ato, por të gjithë skuadrën”.

Dikur, Marko Streler ka thënë se ju jeni një futbollist që i motivoni shumë shokët e skuadrës. Ju pëlqen ky rol në fushën e lojës dhe në dhomat e zhveshjes?

-“Nuk më intereson aspak! Luajmë të gjithë së bashku dhe motivimi nuk duhet t’i mungojë asnjërit. Unë thjesht sigurohem se asnjë futbollist i ekipit tim nuk relaksohet më tepër seç duhet. Futbolli luhet 90 minuta dhe gjatë gjithë kohës, secili duhet të jetë në majë të gishtave”.

Çfarë mendimi keni për dominimin e Jang Bojs në dy sezonet e fundit?

-“Ata janë shumë të fortë. Janë fizikisht shumë mirë dhe kur luajmë përballë tyre, ndihen diferencat. Kur ata sulmojnë, janë shumë të shpejtë dhe në çdo sulm, kanë 4-5 lojtarë në zonën kundërshtare. Ky mendoj se është sekreti i tyre, forma e mirë fizike. Ne duhet të ndërhyjmë në merkato këtë verë dhe të rritemi shumë fizikisht. Do të jetë një rivalitet edhe më i fortë sezonin e ardhshëm”.

Ky sezon që u mbyll, ishte pozitiv për ju. Edhe numri i kartonëve të verdhë, më i ulët…

-“Diçka pozitive, por roli im në fushë dihet. Nuk më shqetësojnë kartonët e verdhë apo statistikat personale, për sa kohë bëj punën time dhe skuadra arrin të marrë rezultate pozitive”, përfundoi Xhaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online