Tri vite të çuara dëm, lojtari i Bajernit pranon gabimin

Tri vite më parë drejtuesit e Bajernit të Mynihut arritën akordin me Benfikën për të transferuar në Mynih talentin Renato Sançes. Asokohe portugezi ishte vetëm 18 vjeç dhe kishte habitur me paraqitjet në Champions League dhe kampionatin portugez. Pak javë pas transferimit Sançes ishte një ndër protagonistët e triumfit të Portugalisë në “Euro 2016”.

Tri vite më vonë, eksperienca e Sançes te kampionët e Gjermanisë ka qenë tepër zhgënjyese. Në një intervistë të kryer së fundmi me “Sport1”, 21-vjeçari pranoi se kalimi te Bajerni ndodhi më shpejt se ç’duhej.

“Kur u transferova te Bajerni kujtova se isha gati për këtë hap, por nuk ishte aspak kështu. Tani kam filluar të ndihem mirë. Gjermania është shtëpia ime e dytë. Gjithsesi, kjo nuk ndryshon situatën time dua të luaj më shumë”.

“Ende nuk kam folur me trajnerin, por do të ulemi të bisedojmë në javët në vazhdim. Trajneri e di si ndihem. Nuk mund të jemi i gëzuar nëse nuk marr më shumë minuta”, përfundoi Sançes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online