Mançester Junajtid-Kulibali, Napoli refuzon ofertën e frikshme

Mançester Junajtid është gati të hapë thesin për të përforcuar repartin më delikat për ta, mbrojtjen. Megjithatë “Djajtë e Kuq” po hasin vështirësi për të sjellë një mbrojtës të madh. Pas rezistencës së egër të Leisterit për Herri Meguajer vitin e kaluar, vjen “telenovela” Kulibali këtë merkato. Napoli ka vendosur të mos pranoje asnjë çmim poshtë 130 milionë eurove.
Sipas “The Sun”, 95 milionë euro të ofruara nga Junajtid janë refuzuar ngapresidenti De Laurentis. Me sa duket të kaltrit nuk duan të heqin dorë nga ylli i tyre dhe synojnë ta ngrenë sa më shumë çmimin për të larguar skuadrat që interësohen për të. Kulibali është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe një trajner si Ançeloti nuk e pëlqen aspak një skuadër, që shet lojtarët kryesorë.

Për momentin nuk ka pasur asnjë reagim apo preferencë nga lojtari sepse nëse do të kishte një këmbëngulje për t’u larguar, çmimi do të ulej ndjeshëm. Mos kualifikimi në Champions për vitin e ardhshëm nuk e tundon 27-vjeçarin të shkojë në “Old Trafford”. Një ofertë nga një klub i madh si Barça apo Real Madrid di i trazonte shumë ujërat mes lojtarit dhe Napolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online