Eden Hazard është ulur ditën e sotme me gazetarët e gazetës “The Daily Mail” për të dhënë atë çka me shumë mundësi është intervista e fundit si lojtar i Çelsit. Belgu tregohet i sinqertë për pozitat në të cilët ndodhet dhe shpreh mirënjohjen e madhe për klubin e Çelsit, ku ka kaluar shtatë vite të mrekullueshme.
“Për momentin e kam mendjen te finalja me Arsenalin. Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme, ndërsa e ardhmja ime është në duart e Realit dhe Çelsit. Goli nuk ka shumë rëndësi për mua, thjeshtë dua të fitoj këtë trofe.
“Kur erdha te Çelsi isha i vogël, ndërsa tani jam një burrë i pjekur. Nuk kam ndryshuar fare si person, Si lojtar, kam shënuar shumë dhe kam fituar eksperiencë. Megjithatë, tentoj të mos ndryshoj kurrë dhe të jem vetvetja.
“Kisha mundësinë për të nënshkruar me dy klubet e Mançesterit dhe Totenhemin, por mendoj se mora vendimin e duhur. Arsenali tentoi të bindte familjen time, por ndodhesha në bisedime të avancuara me Çelsin”.
“Fola me presidentin, trajnerin Di Mateo. Fola edhe me Drogba, ndërsa Xho Kol, ish-shoku im i skuadrës te skuadra e Lilës, me tha se nuk kishte klub si Çelsi. U tremba pak në fillim kur erdha, pasi Drogba u largua. Me të në ekip, e di se do të fitosh trofe. Gjithsesi, arrita të luaja me lojtarë të mëdhenj. Kur kthej kokën pas e kuptoj se janë arritur gjëra të jashtëzakonshme në 7 vitet e mia këtu, Kemi fituar shumë trofe”.
“Në vitin 2015 fituam titullin me Murinjon në stol. Mendoj se ishte viti im më i mirë. Ishte konstant në lojën time. Mua nuk më interesojnë golat, dua vetëm të zbavitëm në fushën e blertë dhe të jap më të mirën. Ju jap një shembull. Kundër Brazilit në Botëror zhvillova një nga ndeshjet e mia më të mira në karrierë. As nuk shënova, as nuk dhurova asist. Kjo është ajo çfarë më pëlqen të bëj”.