Interi nuk do asnjë yll të madh, ja strategjia dhe prioriteti i tyre

Lojtarë të rinj, me shumë cilësi, që premtojnë për të tashmen dhe të ardhmen. Kjo është strategjia e zgjedhur nga Interi për të ringritur emrin e madh të kësaj skuadre. Milanezët kanë hequr dorë nga kërkimi i yjeve të afirmuar, por me një moshë të madhe si Luka Modriç apo Rakitiç dhe është përqëndruar te lojtarët e rinj.

Nikolo Barela është objrktivi parësor në kampin zikaltër për këtë merkato. Interesi i tyre ka qenë i vazhdueshëm që nga merkato e dimrit, por pa arritur të gjejnë një akord me Kaljarin. Sipas “Calciomercato”, Bepe Marota dhe Pier Auzilio do të hidhen në sulm me të gjitha energjitë e tyre për të sjellë në “San Siro” 22-vjeçarin.

Nikolo Barela

Lojtari nga ana e tij ka lënë të kuptohet se është i hapur për një transferim në Milano. Ende nuk ka një ofertë konkrete nga zikaltrit, pasi deri tani ata kanë tentuar një zgjidhje tjetër. Kanë ideuar një shkëmbim mes një apo dy talentesh të akademisë, plus një shumë e vogël parash me Barelën. Megjithatë, Kaljari e ka hedhur poshtë këtë opsion. Ata dëshirojnë sa më shumë para në këmbim të diamantit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *