Humbja ndaj Totenhemit ka komplikuar shumë “misionin” e Interit për kalimin në fazën tjetër të Champions-it. Të martën kundër PSV-së në “San Siro”, skuadrës së Spaletit i duhet të mund PSG-në dhe të shpresojë që Barcelona të mos tolerojë ndaj anglezëve në Spanjë.
Kampionët e Spanjës vijnë të pamotivuar në këtë takim, por trajneri Ernesto Valverdo ka qetësuar tifozët e Interit, duke deklaruar se skuadra e tij do të futet në fushë për të fituar e asgjë më pak.
“Jam pjesë e një klubi që e vlerëson në maksimum këtë kompeticion dhe të jeni të sigurt se lojtarët që do të luajnë të martën do të bëjnë gjithçka për të fituar. Minuta për Mesin? Përgjigjen do ta merrni të martën”, tha tekniku i Barcelonës.