Luka Modriç u përfol verën e vitit që lamë pas për një transferim të bujshëm drejt Interit. Spekulimet ishin të shumta, por asgjë nuk arriti të konkretizohej, me tifozët zikaltër që ëndërronin për këtë transferim.
Gjithsesi, lajmet e fundit, duket se i japin një goditje të madhe shpresave të Interit dhe tifozëve zikaltër për të afruar fituesin e topit të artë në “San Siro”. Sipas raportimeve nga prestigjiozja “AS”, mesfushori kroat është shumë pranë rinovimit të kontratës së tij me Realin e Madridit.
Modriç aktualisht ka një kontratë që i skadon qershorin e vitit 2020. Tashmë, pritet që 33-vjeçari të firmosë kontratën e re, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin madrilen deri në verë të vitit 2022. Me një rinovim të mundshëm, besoj mbyllet çdo gjë për sa i përket një largimi të mundshëm të Modriç nga “Bernabeu”.