Mesi feston 15 vite si katalanas, sa rekorde për “Pleshtin”

Lionel Mesi është padiskutim një nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave dhe me skuadrën e Barcelonës, ka fituar gjithçka. “Pleshti” argjentinas ka kaluar një jetë te katalanasit, që kur la Argjentinën e tij në vitin 2000. Pas katër viteve të suksesshme në akademinë e “La Masia”, Mesi nënshkroi kontratën e parë profesionale me Barcelonën, me datë 4 shkurt 2004.

Sot, ylli i Blaugranasve bën fiks 15 vite me skuadrën e parë të Barcelonës. Gjatë karrierës së tij, “Pleshti” ka luajtur plot 664 ndeshje, ku ka shënuar 646 gola dhe ka asistuar 275 herë për shokët e skuadrës.

Në vitin 2012, 32-vjeçari shënoi 91 gola në vitin kalendarik, duke thyer rekordin e gjermanit Gerd Myler. Gjatë 15 viteve të tij si profesionist, Mesi ka fituar plot 32 trofe, si dhe mban 5 “Topa të Artë”, aq sa ka dhe rivali i tij i “përjetshëm”, Kristiano Ronaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online