Interi “godet” jashtë merkatos, gati rinovimi me yllin e skuadrës

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, mbrojtësi i Interit, Milan Shkriniar është shumë pranë rinovimit. Situata e rinovimeve te zikaltrit nuk po shkon shumë mirë dhe pas “luftës së fjalëve” me Ikardin, e kanë kthyer vëmendjen te mbrojtësi sllovak.

Kontrata e re i jep Shkriniarit 3 milionë euro në sezon, plus bonuse. Rinovimi i mbrojtësit me Interin deri në vitin 2023 është thjesht çështje ditësh dhe ky është një lajm shumë i mirë për tifozët zikaltër, pasi interesimi për të ka qenë shumë i madh.

Mançester Junajtid ishte skuadra që kërkonte me ngul shërbimet e sllovakut, pasi nuk arritën dot te shërbimet e gjigantit të Napolit, Kulibali. Megjithatë, kjo kontratë e re i rrit ndjeshëm vlerën në treg 23-vjeçarit, që tashmë kushton më shumë se 100 milionë euro.

Generated by IJG JPEG Library

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online