Elseid Hysaj dhe Kevin Malkuit jan dy alternativa shumë të mirë për krahun e djathtë të mbrojtjes te skuadra e Napolit dhe trajneri Ançeloti shpeshherë ka bërë rotacion mes tyre, gjë që nuk i pëlqen asnjërit nga lojtarëve, pasi duan të ruajnë një vend fiks titullari. Si pasojë, shumë skuadra janë vënë në ndjekje të Hysajt dhe Malkuit.
Flitej se do të ishte kapiteni kuqezi ai që do të largohej nga Napoli, por situata ka ndryshuar. Skuadra e Arsenalit në Premier Ligë kërkon me doemos shërbimet e Malkuit dhe flitet se ekipi londinez është shumë pranë firmës me francezin, çka do të bënte që Hysaj të qëndronte në “Sao Paolo”, pasi Ançeloti nuk ka ndërmend t’i lejojë të dy të largohen.
Merkatoja e verës do të vendosë shumë gjëra sa i takon së ardhmes së dy futbollistëve dhe mesa duket, ata nuk janë në garë me njëri-tjetrin vetëm për një vend në formacion, por dhe se kush arrin të largohet i pari për një vend titullari.