Inter-Ikardi gjithnjë e më larg, Uanda Nara “mal” me kërkesa për drejtuesit

Çështja Ikardi-Inter, prej kohësh përflitet në mediat italiane dhe jo vetëm. Drejtuesit zikaltër, kërkojnë më ngulm që kapiteni i tyre të rinovojë kontratën, në mënyrë që të zhdukin klauzolën e tij, që është 110 milionë euro, një çmim që shumë skuadra mund ta paguajnë për një sulmues si Ikardi.

Ndërkohë, nga ana tjetër është agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e argjentinasit, Uanda Nara. Siç raportohet së fundmi, Uanda ka kërkuar që në rast rinovimi, Ikardit duhet t’i dyfishohet paga, pra sulmuesi duhet të përfitojë nga kontrata e re plot 9 milionë euro, duke u bërë një ndër më të paguarit në Serie A. Por nuk përfundon me kaq.

Përveç dyfishimit të rrogës vjetore, agjentja e Ikardit, kërkon dhe që klauzola të rritet dhe jo të hiqet nga kontrata. Pra, në rast se klauzola nuk hiqet nga kontrata e re, 25-vjeçari do të ketë mundësi që në muajin korrik të largohet nga Interi, pasi në rast se një klub paguan klauzolën, drejtuesit zikaltër do të jenë të pafuqishëm për të mbajtur në ekip kapitenin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online