Speciale | Formacioni i karrierës: Shpejtësi, fantazi dhe një makineri golash, përzgjedhjet e Hasan Likës

Karriera e Hasan Likës në drejtimin e skuadrave të elitës në futbollin shqiptar ka nisur te Partizani, skuadër në të cilën ai krijoi personalitetin e tij fillimisht si një sulmues shtatlartë që shënonte nga çdo pozicion, sidomos me kokë. SportEkspres.com e ka veçuar Likën si një nga teknikët më të suksesshëm pas vitit 1990 dhe për lexuesit tanë ai e ndërtoi formacionin me lojtarët më të mirë që ai ka drejtuar në karrierë e tij si trajner, me gatishmëri dhe interes për këtë rubrikë të veçantë.

Hasan Lika i qëndron besnik modulit 4-4-2, duke e nisur në katërkëndor me një legjendë të futbollit shqiptar, Perlat Mustën. “Për mua ishte një portier i madh, një legjendë e papërsëritshme sot, për karakteristikat e tij të veçanta. Në periudhën që unë e drejtova te Partizani, edhe pse ishte në fundin e karrierës, Musta asnjëherë nuk e lëshoi personalitetin e liderit”. Kjo  është kjo konsiderata që Hasan Lika shpreh për portierin Perlat Musta, duke shtuar se për të mund të thuhen edhe më shumë fjalë të mira.

Ndërsa për repartin e mbrojtjes, Lika përqendrohet te një katërshe që kanë luajtur në skuadra të ndryshme, duke e nisur në krahun e djathtë me Suad Licin, ndërsa në krahun e majtë vendos Julian Ahmatajn. Qendra e mbrojtjes për Hasan Likën përbëhet nga Ilir Shulku e Tefik Osmani. Ai tregon se ishin mbrojtës që jepnin siguri, forcë e garanci në skuadra. “Personaliteti i Ilir Shulkut në mbrojtje mbetet unik edhe sot, ndërsa Osmani po tregon vlera në këtë repart. Suad Lici dhe Julian Ahmataj, veç sigurisë në krahë, ishin shpërthyes e shpesh protagonistë në shënimin e golave”.

Katër emrat e mesfushorëve që Lika i veçon si më të mirët në karrierën e tij si trajner i përkasin dy dekadave të fundit në futbollin tonë. “Me Kristal Abazajn në krahun e djathtë dhe Elis Bakajn në krahun e majtë, mesfusha funksiononte si një fizarmonikë, ndërsa në qendër Paulin Dhëmbi e Bledi Shkëmbi i jepnin sigurinë e virtuozitetin lojës. Të gjithë ishin me personalitet në fushë dhe pikë referimi për rezultatet në skuadër”.

Në repartin e sulmit, Hasan Lika nuk e quan të “harruar” Hamdi Salihin, bomberin që ka dominuar golashënuesit e Superiores. “Hamdi Salihi të jepte siguri në çdo ndeshje, me golat e tij nga çdo pozicion ndeshja quhej e fituar me atë në fushë. Një sulmues i madh edhe në Kombëtare. I tillë ishte Bledar Mancaku, por shumë i shpejtë e teknik, i vështirë për çdo kundërshtar”.

KARRIERA – Hasan Lika e ka nisur karrierën si futbollist te Shkëndija e Tiranës në vitin 1977, në moshën 17-vjeçare. Deri në sezonin 1985 ai ka luajtur me Partizanin e më pak me Shkëndijën. Në këtë periudhë realisht ka qenë një nga sulmuesit më të spikatur, një golashënues që me kokë nuk të falte. I lindur më 1 janar 1960, Hasan Lika u largua shumë i ri (26 vjeç) nga futbolli i luajtur, duke nisur më pas karrierën si trajner.

Skuadra e parë që ka drejtuar ka qenë Partizani në vitin 1991, ndërsa aktualisht është në krye të Vllaznisë. Lika ka qenë edhe në krye të Teutës, Kombëtares U21, Besës, Apolonisë, Kukësit dhe Luftëtarit. Gjithashtu tekniku kryeqytetas te Lushnja ishte ndihmës i argjentinasit Mario Kempes.

IDEUAN DHE PËRGATITËN: Vladimir Prenga, Agron Kaja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online