Imami: Jam befasuar te Tirana! Titulli? Partizani nuk është… Skënderbeu!

Eni Imami është përshtatur mjaft mirë në qendër të mbrojtjes dhe trajneri Ardian Mema është i kënaqur me paraqitjet që po bën futbollisti i bardhebluve. Imami së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus” dhe normalisht nuk mund të flitej për derbin me Partizanin dhe ndjesitë që të ofron.

“Jam befasuar shumë nga ajo që kam parë dhe ndierë në ekipin e Tiranës, që në momentin që kam shkuar aty. Pavarësisht nëse nuk është ndeshja e radhës, për derbin mendohet shumë javë përpara. Është vërtet një ndjesi e veçantë. Mezi e pres edhe unë si lojtar për t’i përjetuar këto emocione”, tregon Imami.

Mbrojtësi qëndron me këmbë  në tokë dhe thekson se për t’i dhënë edhe më shumë vlerë asaj fitoreje që morën me Kukësin, duhet që të mundin të shtunën Luftëtarin. Kjo është edhe mundësi që Tirana t’i largohet edhe më shumë zonës së ftohtë dhe më pas të shohë lart në renditje.

“Fitorja  me Kukësin kishte brenda edhe pak fat, ata kishin disa raste të mira për shënim. Jemi të kënaqur me ecurinë gjatë kësaj periudhe, nëse nuk fitohet ndeshja e radhës kundër Luftëtarit, atëherë edhe fitorja kundër Kukësit nuk do të vlente”, ka thënë mes të tjerash Imami.

Në të shkuarën ai e ka provuar ta fitojë titullin kampion, madje para dy vitesh. Me Kukësin ai ngriti trofeun, ndërkohë që e shikon garën ende të hapur. Për Imamin kjo vjen nga fakti që nuk ka diferenca mes skuadrave, sikurse ndodhte një vit më parë me Skënderbeun.

“Çështja e titullit mbetet tërësisht e hapur, pasi diferenca 8 pikë mes Partizanit dhe Kukësit është e rikuperueshme. Partizani nuk është Skënderbeu i vitit të kaluar, një ekip të cilit nuk mund t’i dilej përpara”, ka deklaruar Imami gjatë emisionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online