Rabiot-Barcelona, drejtuesit katalanas marrin vendimin përfundimtar

Adrien Rabiot ishte një ndër lojtarët më të përfolur në merkaton e janarit, pasi francezit i përfundon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni. Për mesfushorin kishte interes të madh nga Barcelona, ku në media u spekulua se Rabiot edhe kishte firmosur për ekipin katalanas, por gjithçka ra poshtë më vonë.

Tashmë, me merkaton e mbyllur Rabiot pritet që në fund të këtij sezoni të jetë një lojtar i lirë. Të gjithë kanë menduar se transferimi i tij drejt Barçës do të jetë i sigurt në verë, por mediat spanjolle kanë raportuar vendimin përfundimtar që drejtuesit e ekipit blaugrana, kanë marrë mbi transferimin e Rabiot.

Sipas prestigjiozes “AS”, Barcelona ka vendosur të tërhiqet nga gara për 23-vjeçarin dhe arsyeja duket të jetë mesfushori i ri Karlos Alenja. Spanjolli i afruar nga akademia është vetëm 21 vjeç dhe ka nisur të marrë minuta me ekipin e Valverdes. Gjithashtu, blerja e De Jong dhe prania e Serxhi Busekts e Artur Melo e ka mbipopulluar mesfushën katalanase. E ardhmja e Rabiot tani duket në një udhëkryq të plotë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online