Bufon pa frena: Ëndërroj të jem 80 vjeç në portë!

Xhanluixhi Bufon bëri jo pak bujë në merkaton e verës, kur vendosi të transferohej nga Juventusi në drejtim të PSG-së edhe pse kishte mbi super plot 40 vite. Tashmë, në moshën 41-vjeçare, legjenda italiane, po shijon karrierën e tij të re në Francë.

Së fundmi, Xhixhi, ka folur për mediat ku është pyetur mbi shumë çështje. Gardiani italian, ka treguar për aventurën e tij në Francë, marrëdhënien që ka me drejtuesit e Juventusit si dhe mbi të ardhmen. Gjithashtu, Bufon ka rrëfyer ëndrrën e tij më të madhe, që është të luajë deri në moshën 80-vjeçare.

AVENTURA NË FRANCË – “Ka qenë një eksperiencë e bukur deri tani. Të riprogramosh veten në një farë mënyrë në një ekip të ri, më ka bërë të përmirësohem akoma shumë. Ndoshta njerëzit nuk e besojnë, por një jetesë e re dhe një gjuhë e re të kthjellon akoma më shumë mendjen.”

MARRËDHËNIA ME JUVEN – “Jemi si miq të vjetër. Jam i dashuruar me Juventusin dhe gjithmonë do ta duam njëri-tjetrin. Pavarësisht largimit, nuk ka pasur prishje të marrëdhënieve. Ka respekt dhe nderim të madh mes nesh.”

E ARDHMJA – “Ende jam duke ëndërruar edhe pse jam 41 vjeç. Kur ëndërron, është bukur ta shohësh veten në situata të ndryshme. Kam nevojë për entuziazëm. Vitin e shkuar mendova për tërheqjen, por pata shumë negativitet, kur mendoja diçka të tillë.

ËNDRRA MË E MADHE DHE FRIKA – “Ëndërroj të jem në fushë deri 80 vjeç, një burrë i vjetër në portë, me numrin 1 pas shpinë. Në të njëjtën kohë, kam frikë se çdo gjë mund të përfundojë që nesër. Nuk vendos limite, por e di që tërheqja nga futbollit do të vijë herët apo vonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online