Presidenti Xi Jingping do të zbresë për një takim në Romë me disa propozime të qarta: të krijojë një lidhje të ngushtë me një federatë të fuqishme siç është ajo italiane, si dhe të “vjelë” fryte pozitive prej tyre.
Presidenti kinez pritet të hedhë idenë e transferimit të një ndeshje të kampionatit italian në Pekin, që do të thotë më shumë audiencë dhe automatikisht edhe para. Gjithsesi, për këtë çështje përveç mendimit të zyrtarëve italianë, duhet të merret edhe mendimi i klubeve.
Në takimin që do të mbahet në Romë mes delegacionit kinez dhe atij italian do të firmosen edhe disa marrëveshje të tjera. Do të ketë më shumë federime të talenteve kinezë në Itali dhe një shkëmbim ekperiencash mbi VAR, ku Italianët janë ekspertët e momentit.
Këto lëvizje nga ana e Kinës bëhen si qëllim për të marrë mbështëtjen e sa më shumë vendeve mbi synimin që ato kanë për organizimin e Botërorit 2026 ose 2030.