Një Kakà i ri te Benfika, Rui Kosta: Disa lojtarë nuk i mban dot në Portugali!

Një ndër legjendat e futbollit portugez, i cili ka shkëlqyer në Itali me Fiorentinën dhe Milanit, Rui Kosta tashmë punon si drejtor sportiv te Benfika. 47-vjeçari ka dhënë një intervistë për Tuttosport, duke folur edhe për dy ndër talentet më të mëdhenj të Benfikës, Zhoao Feliks e Ruben Dias, të cilët i kërkojnë disa prej klubeve më të mëdhenj në Europë, përfshirë Juventusin.

ZHOAO FELIKS – Vetëm 19 vjeç, Zhoao Feliks krahasohet që tani me emra si Kakà e vetë Rui Kosta, aq sa disa klube po mendohen dhe janë gati të paguajnë 120 milionë eurot e klauzolës së prishjes së kontratës. Rui Kosta mundohet të ulë euforinë rreth djaloshit: “Nuk është as pasuesi im e as Kakà i ri. E vërteta është se Feliks është vetëm Feliks. Është i jashtëzakonshëm, e nuhat gjithnjë çfarë do ndodhë para porte. Është një numër 10 modern, një sulmues i dytë me aftësi të shkëlqyera para portës kundërshtare, ka shënuar 10 gola në kampionat këtë sezon.

“Klauzola 120 milionë euro? Do të mundohemi ta mbajmë sa më gjatë, kjo vlen për Feliks dhe për të tjerët. Kjo është politika e klubit, por më pas do të shohim, sepse klauzolat për këtë punë janë dhe disa lojtarë nuk i mban dot pafundësisht në Portugali”.

RUBEN DIAS – Qendërmbrojtësi 21-vjeçar i Portugalisë është një tjetër lojtar nga i cili Benfika do të arkëtojë shumë miliona dhe Rui Kosta thotë: “Nuk e di a do largohet: ne duam ta mbajmë dhe Ruben e di mirë se duke vazhduar me ne do ketë oferta gjithnjë e më të rëndësishme. Benfika në këtë moment nuk ka nevojë të shesë për të mbushur arkën, por të shohim në verë“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online