I shkëlqyer përballë Ajaksit, Napoli ofertë për bomberin e Totenhemit

Totenhemi arriti një tjetër mrekulli në gjysmëfinalet e Champions League pas Liverpulit, duek eliminuar Ajaksin dhe duke bërë që finalja të jetë e tëra angleze. Heroi i “Gjelave”, ishte Lukas Moura, por ai që ndryshoi ndeshjen, ishte padiskutim Fernando Jorente.

Sulmuesi spanjoll u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë dhe la gjithçka në fushën e lojës për 45 minuta, duke qenë një rrezik konstant për mbrojtjen holandeze. Menjëherë pas kësaj paraqitjeje, interesimi është rritur për bomberin spanjoll.

Siç raportojnë mediat italiane, Napoli ka filluar të përveshë mëngët dhe të nisë bisedimet me drejtuesit e Totenhemit, pikërisht për shërbimet e Jorentes. Vëllai i sulmuesit të Totenhemit, Hezus Jorente, tha për radio “Kiss Kiss Napoli”:

“Napoli? Ku ka zë, nuk është pa gjë thotë populli. Ne jemi tifozët të Juventusit, por do të ishte mirë nëse Fernando transferohet në Napoli. Është një futbollist i kompletuar dhe do të ishte një armë e fortë për Ançelotin”, u shpreh vëllai i bomberit spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online